Shfaqjet e hapura të racizmit dhe ksenofobisë ndaj pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Europian arritën përmasa “shokuese”. Një konkluzion i tillë përmbahet në raportin e agjencisë së BE-së për respektimin e të drejtave themelore, njoftoi Internet-botimi Euroobserver. Gjithsej u anketuan 23 mijë respondentë. Nga rezultatet e sondazhit doli se 33% e emigrantëve nga Afrika dhe 17% e romëve u ankuan për diskriminim ndaj tyre. Në fakt, diskrimit më të madh po i nënshtrohet diaspora e romëve në Çeki, Hungari, Poloni dhe Greqi. Me ketë problem është ndeshur dhe çdo person i tretë nga të anketuarit myslimanë.