Skuadra ruse për meshkuj vendosi rekordin botëror në stafetën 4x50 të notit kompleks në Kampionatin Europian të notit “në distancë të shkurtër”, i cili po zhvillohet në Stamboll. Koha rekord e rusëve ishte 1 minutë e 32.08 sekonda. Rekordi i mëparshëm u vendos nga Italia me kohën 1minutë e 32.91 sekonda.