SHBA dhe Republika Popullore Demokratike e Koresë ranë dakort për domosdoshmërinë e rifillimit të negociatave gjashtëpalëshe mbi denuklearizimin e Gadishullit korean, deklaroi përfaqësuesi special për RPDK Stiven Bosworth në konferencën për shtyp, e cila u zhvillua në Seul, sipas përfundimeve të vizitës së tij triditore në Pyongyang. Çështja në lidhje me atë, se kur do të fillojnë zhvillimin e negociatave delegacionet, do të zgjidhet nëpërmjet konsultimeve me vendet e tjera pjesëmarrëse, duke përfshirë këtu Korenë e Jugut, Kinën, Rusinë dhe Japoninë, vuri në dukje Bosworth.