Dy bombardues strategjikë rusë të shoqëruar nga avionët e vendeve perëndimore realizuan patrullimin e rajoneve të Oqeanit të Ngrirë të Veriut dhe Oqeanit Paqësor, njoftuan në shërbimin informativ pranë Ministrisë së mbrojtjes të Federatës Ruse. Fluturimi vazhdoi afro 16 orë. Të gjitha fluturimet e avionëve të Forcave Ushtarako- ajrore u bënë dhe po vazhdojnë të realizohen në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare të shfrytëzimit të hapësirave ajrore mbi ujrat neutrale duke mos shkelur kufijtë e shteteve të tjera, vunë në dukje në shërbimin informativ.