Rusia ka ndërmend të shlyejë borxhet që i ka Klubit të Londrës deri në fund të vitit 2009, deklaroi Zëvendësministri i financave të Federatës Ruse Dimitri Pankin. Sipas njoftimit të tij, fjalë bëhet për shumën prej 34 miliardë $. Klubi i Londrës u krijua në vitin 1976 për zgjidhjen e problemeve të paaftësisë paguese në lidhje me borxhet e jashtme të vendeve në zhvillim. Në të hyjnë rreth 600 banka komerciale të vendeve më të zhvilluara të botës.