Rusia për herë të parë doli në rolin e donatores së Fondit Qendror të reagimit në situata emergjente të krijuar në OKB. Federata Ruse deklaroi mbi gatishmërinë e vet për ti dhënë Fondit në vitin 2010 2 milionë $, njofton Agjencia INTERFAKS me referim tek shërbimi informativ i OKB-së. Në përgjithësi, shtetet deklaruan mbi gatishmërinë e tyre për të derdhur në këtë Fond, në vitin 2010, 424 milionë $. Dhe duhet thënë, se numri i donatorve të Fondit u rrit në mënyrë të qenësishme, vunë në dukje në Organizatë.