Rusia është e gatshme të reduktojë shkarkimet në atmosferë të gazeve me efekt sere deri në 25 % nga niveli i vitit 1990 vetëm në kuadrin e marrëveshjes së re të klimës dhe jo vazhdimit drejtvizor të Protkollit të Kiotos, deklaroi në Konferencën e OKB-së për klimën në Kopenhagen përfaqësuesi i MPJ të Rusisë Oleg Shamanov. Sipas fjalëve të tij, Moska ngul këmbë në atë, që sipas përfundimit të negociatave në Kopenhegen të miratohet marrëveshja universale, e cila të mund të përfshinte të gjitha vendet-të zhvilluara dhe në zhvillim e sipër.