Rusia kërkon nga Izraeli ndalimin e plotë të veprimtarisë së ndërtimit të vendbanimeve hebree në tokat e pushtuara palestineve prej tij, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov në negociatat e zhvilluara në Moskë me ministrin e punëve të jashtme të Autonomisë Palestineze Riad al-Maliki. Lavrov e informoi bashkëbiseduesin e vet mbi përpjekjet që po ndërmerren nga ana e Rusisë për rifillimin sa më të shpejtë të bisedimeve paqësore ruso-palestineze, rezultat i të cilave duhet të bëhet krijimi i shtetit të pavarur unik palestinez.