Dy filma rusë “Stiljagi” me regji të Valerij Todorovskit dhe “Pavioni№ 6 ” të regjizores Karena Shahnazarova u renditën në listën e nominatëve për çmimin “Globusi i artë” në kategorinë “filmi më i mirë i huaj”. Në listën e pretenduesve për këtë nominim ishin 69 filma nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Francën, Kinën, Rusinë, Meksikën, Hungarinë e shumë e shumë të tjera. “Globusi i artë” është një nga çmimet kryesore kinomatografike amerikane. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të zhvillohet në datën 17 janar në Los-Angeles.