Negociatat, në konferencën e OKB-së për klimën në Kopenhagen, të cilat u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve rifilluan, njoftoi Përfaqësuesi i degës ruse të Fondit Botëror për natyrën e egër Aleksei Kokorin. Siç pritej, negociatat do të çojnë në nënshkrimin e marrëveshjes së re klimatike, e cila do të ndryshojë protokollin e Kiotskit në vitin 2012. Por pjesa më e madhe e vëzhguesve janë të mendimit se dokumenti postkiotskit nuk do të miratohet dhe palët si rrjedhim do të kufizohen me marrëveshjen politike, e cila do të përcaktojë negociatat klimatike për vitin 2010.