Në lidhje me pasojat tragjike të zjarrit që ra në klubin e natës të qytetit rus Perm më 5 dhjetor qeveria e Qarkut të Permskut dha dorëheqjen në përbërje të plotë. Guvernatori i krahinës Oleg Çirkunov bëri të ditur, se përbërja e qeverisë së re do të formohet pas zhvillimit të veprimeve hetimore në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë dhe i ngarkoi nëpunësit me detyrën e plotësimit të përkohshëm të detyrimeve të veta. Vendosi të japë dorëheqjen edhe Kryetari i administratës së Permit Arkadij Kac. Në lidhje me dyshimin për bashkëfajësi në tragjedinë në fjalë janë arrestuar 4 persona, ndër të cilët edhe sipërmarrësi që instaloi impiantet e piroteknikës në ambjentet e brendshme të klubit. Presidenti Dimitri Medvediev mendon, se përpara përgjegjësisë administrative dhe penale duhet të vihen edhe nëpunësit, të cilët nuk kontrollojnë plotësimin e urdhëresave e rregulloreve të vendosura nga ata vetë. Tashmë u pushua nga puna i gjithë stafi drejtues i Shërbimit të Mbikëqyrjes së Zjarrit të qarkut të Permskut, u pushuan edhe një sërë nëpunësish të tjerë të lartë zyrtarë. Sipas fjalëve të Kryeministrit rus Vladimir Putin, i cili vizitoi të hënën qytetin Perm, fajtorët kryesorë të tragjedisë janë përfaqësuesit e pushtetit shtetëror e krahinor dhe biznesmenët e lidhur me punë pune me klubin e natës. Kryeministri kujtoi, se shfrytëzimi i lokalit, ku ra zjarri, ishte lejuar nga inspektori i Shërbimit shtetëror të zjarrëfikëseve dhe Bashkia e qytetit me shkelje të shumta në sferën e sigurisë nga zjarri. Gjatë kësaj, gati plot një vit të tërë askush nga autoritetet nuk u duk me kontroll në këtë lokal. Prokurori i Përgjithshëm i Federatës Ruse Juri Çajka ngarkoi Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë për të verifikuar veprimtarinë e organeve të mbikëqyrjes së zjarrit dhe për ti bërë vlerësim principial veprimtarisë së tyre. Aktualisht në spitalet e Moskës, Shën Peterburgut, Permit dhe Çeljabinskut vazhdojnë të mbeten të shtruar më tepër se 100 persona të dëmtuar gjatë tragjedisë që ndodhi me zjarrin në klubin e natës. Praktikisht të gjithë ata janë në gjendje të rëndë dhe do të mbeten në spitale jo më pak se 3 muaj. Familjet e viktimave do të marrim si kompensim nga 500 mijë rubla (gati 12.000 euro), kurse të dëmtuarit nga 400 mijë rubla (rreth 10 mijë euro).