Cilësia e punës së gazetarëve dhe Masmedias, teknologjitë e reja të transmetimit të informaicionit dhe problemet politike në veprimatarinë e mjeteve të informimit masiv u bënë temat kryesore të ditës së parë të Forumit të madiave europiane dhe aziatike. Në të marrin pjesë drejtuesit e masmedia të njohura të Bashkësisë së shteteve të Pavarura (BSHP) dhe të vendeve Balltike, politikanë dhe veprimatarë shoqërorë. Mediaforumi aktual rezultoi më i madh në përmasa- në Moskë erdhën përfaqësuesit e 14 shteteve të Europës dhe Azisë, afërsisht 140 drejtues të masmadiave të vendeve të hapësirës postsovjetike. Nesër forumi do të vazhdojë punën etij.