Në Gjermani filluan mbledhjen e mjeteve financiare për ti afruar ndihmë bobleistes ruse Irina Skvorcovës, e cila pësoi trauma shumë të rënda gjatë stërvitjes në Koenigsee të Gjermanisë. Për këtë qëllim u hap llogari speciale bankare. “Ne do të dëshironim ti afronim ndihmë sportistes së talentuar ruse që të kapërcejë pasojat e traumës si edhe ti vendosin kushte paraprake për jetën e saj në të ardhmen”, deklaroi Kryetari i Përgjithsheëm i Federatës së bobslay dhe sportit me slitë të Gjermanisë Thomas Shvab. Federata mendon se incidenti është pasojë e gabimit njerëzor. Hetimi i shkaqeve të kësaj ngjarjeje po vazhdon akoma. Irina Skvorcova u operua me sukses sonte natën.