Liria e fjalës – ajo është përgjegjësi dhe kompetencë. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev, duke mbajtur fjalim në Forumin e Mediave Europiane dhe Aziatike (FMEA), i cili po zhvillohet në Moskë. Sipas fjalëve të tij “me lirine e fjalës në Rusi çdo gjë është në rregull”. Medvedievi e quajti zhvillimin e mjeteve të informimit masiv “shenjë e shtetit sovran”. Ai u propozoi antarëve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) të sinkronizojnë procesin e kalimit në televizionin dixhital, ku dhe shprehu sigurinë se hapësira unike dixhitale do të kontribuojë në ruajtjen e hapësirës unike informative.