Për “riformatimin” e suksesshëm të marrëdhënieve të Federatës Ruse dhe SHBA-së është e domosdoshme çrrënjosja e plotë e ideologjisë së “Luftës së ftohtë”. Në këtë konkluzion dolën pjesëmarrësit e konferencës “Rusia-SHBA-Europa: çfarë rrezikon “riformatimin”e cila u zhvillua në Moskë. Sipas mendimit të kryetarit të Këshillit të Federatës Sergei Mironov, “orientimi për “riformatim” është një mundësi e shkëlqyeshme për të çuar marrëdhëniet ruso-amerikane në nivel të bashkëpunimit të ndershëm dhe me fitim reciprok”. Por mentaliteti i “Luftës së ftohtë”akoma kujton për veten dhe pengon procesin frytdhënës”, mendon politikani.