Massmediat bashkëkohore nuk duhet ti shkojnë pas qerres site-ve sociale dhe mjeteve të tjera jo profesionale të informacionit, lajmet e tyre duhet të jenë të sakta dhe cilësore, shprehet me bindje të plotë Ministri i ndërlidhjes dhe komunikacioneve të Rusisë Igor Shegolev, i cili mori fjalën në Forumin e Mediave Europiane dhe Aziatike në Moskë. Sipas fjalëve të ministrit, tani ka kaq shumë informacion sa që kufijtë midis joprofesonistëve dhe profesionistëve po fshihen.