Dimitri Medvediev Foto RIA LajmetMjetet profesionale të informimit masiv janë shenjë, atribut i shtetit të pavarur. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Gjatë fjalës së marrë në Forumin e Mediave Europiane dhe Aziatike (FMEA) në Moskë, Kryetari i shtetit theksoi, se kjo është e aplikueshme edhe për Rusisë, edhe për vende të tjera. “Historia bëhet prej nesh, dhe ne aktualisht jemi pjesë e kësaj historie. Prandaj neve na duhet t' ia vemë më mirë veshin njëri tjetrit dhe të perceptojmë më drejt informacionin që krijohet në vendet tona “pa veshoret e kalit”, pa paragjykim ideologjik, në mënyrë të qetë e pragmatike, - vuri në dukje Dimitri Medvediev. - Ky është një nga qëllimet jashtëzakonisht të mira. Sigurisht, prezenca e mjeteve bashkëkohore të informimit masiv, të cilat janë të kompletuara me kuadro të kualifikuar, për mendimin tim dhe është atribut i shtetit të fortë e të pavarur. Pavarësisht nga përmasat e tij-është i madh apo jo dhe aq ai. Në qoftë se ky shtet ka mjetet e veta të zhvilluara të informimit masiv, jo massmediat e huaja të cilat aktivisht transmetojnë dhe formojnë fushën informative, por pikërisht mjetet vetiake të informimit masiv, kjo është shenjë e sovranitetit shtetëror, të paktën, unë e quaj këtë krejtësisht të aplikueshme për Rusinë”, tha Presidenti rus. FMEA është forumi i katërt i përvitshëm i përfaqësuesve të mjeteve kombëtare të informimit masiv të vendeve postsovjetike. Me iniciativën e zhvillimit të tij doli në vitin 2006 Agjencia informative ruse RIA Lajmet. Në forumin e tanishëm përfaqësuesit e komunitetit gazetar nga ish republikat sovjetike po diskutojnë të ardhmen e massmadiave, zhvillimin dhe bashkëveprimin e tyre. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në lidhje me këtë u shpreh për zhvillimin e transmetimit në formatin digital. Kryetari i shtetit mendon se ai mund të zhvillohej në mënyrë sinkronike me televizionin e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP): “Në Rusi aktualisht veprojnë tashmë disa zona të teletransmetimit në formatin digital: në Moskë dhe Shën Peterburg. Në vitin 2050, unë shpresoj shumë, se ne do të mund të fillojmë punën me përmasa të plota në kuadrin e televizionit digital, sepse për arritjen e këtij qëllimi janë planifikuar të shpenzohen mjete të qenësishme financiare. Fjalë bëhet për miliarda dollarë. Po të njëjtat procese po zhvillohen dhe do të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tej në vendet e BSHP. Për të gjithë ne do të ishte shumë e dobishme që të gjitha këto procese të zhvilloheshin në mënyrë sinkronike, vuri në dukje Presidenti rus. Do të ishte plotësisht i mundur realizimi i biznes-projekteve të përbashkëta. Por puna nuk qendron bile as edhe në këtë, por më tepër në vetë faktin, se prezenca e një hapësire unike digitale do ti shërbejë ruajtjes së hapësirës unike informative. Dhe kjo, pa dyshim, është vlera, rëndësia jonë, deklaroi Dimitri Medvediev.