Zhvillimi i mjeteve të informimit masiv është simptomë, shenjë e qartë e sovranitetit shtetëror, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Gjatë fjalës së marrë në Forumin e Mediave Europiane dhe Aziatike që po zhvillohet në Moskë, ai theksoi, se kjo i përshtatet edhe Rusisë, edhe vendeve të tjera të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP). Sipas mendimit të Kryetarit të shtetit rus, vendet e Bashkësisë duhet ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë më mirë njëri tjetrin, ta perceprojnë informacionin, si i thonë fjalës, “pa veshoret e kalit” dhe pa paragjykim ideologjik, në mënyrë të qetë e pragmatike. Dimitri Medvediev u propozoi anëtarëve të BSHP të sinkronizojnë procesin e kalimit tek televizioni digital. Lideri rus sqaroi, se hapësira informative digitale e BSHP do ti shërbejë ruajtjes së hapësirës unike informative.