Në Rusi e pritën me një interesim mjaft të madh deklaratën e Ministrit italian të punëve të jashtme Franco Frattini në mbështetje të vendosjes së regjimit pa viza për qytetarët e Federatës Ruse në BE. Për këtë i njoftoi Agjencisë RIA Lajmet një burim në MPJ të Rusisë. Sipas fjalëve të tij, Moska tashmë që prej shumë vitesh po zhvillon negociata me BE në lidhje me liberalizimin e regjimit të udhëtimeve reciproke të qytetarëve dhe nuk humbet shpresën për ta zgjidhur në një kohë sa më të afërt këtë problem. Kreu i MPJ të Italisë, gjatë fjalës së marrë në On Air e kanalit televizin Russia Today, vuri në dukje, se në qoftë se aktualisht qoftë dhe një vend i vetëm mund të bllokojë çfarëdolloj vendimi në BE, në të ardhmen kjo do të jetë e pamundur, meqenëse problemet do të zgjidhen me shumicë kualifikuese zërash.