Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov deklaron mbi nevojshmërinë e gazetarisë së përgjegjshme në botën e sotme. “Gazetaria e përgjegjshme kërkohet aktualisht si kurrë ndonjëherë më parë. Meqë ra fjala, jo më pak se sa politika e urtë dhe e peshuar mirë. Gjuha e armiqësisë është e papranueshme për mjetet e informimit masiv, të cilat pretendojnë për pasqyrimin e vërtetësishëm të ngjarjeve që ndodhin”, — tha Sergei Lavrov gjatë fjalës së marrë në Forumin e massmeddiave europiane dhe aziatike, kryesisht nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) që po zhvillohet në Moskë. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka në Rusi një specialitet të tillë si “Përkthyes me njohje të gjuhëve të vendeve të BSHP”, Sergei Lavrov njoftoi, se një përgatitje e tillë ka filluar tashmë të aplikohet në një sërë institutesh të larta.