Për bashkëpunimin e Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) dhe NATO-s ekziston një fushë e gjerë veprimtarie. Një mendim të tillë shprehu Sekretari i Përgjithhëm i OTSK Nikollai Bordjuzha gjatë fjalës së marrë në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike të Londrës. Sipas bindjes së tij të thellë, vetëm me përpjekjet e përbashkëta të strukturave të tilla mund të zgjidhen çështjet më të ndërlikuara të sigurimit në botë. Aktualisht, si drejtime perspektive në sferën e bashkëpunimit reciprok të këtyre dy organizatave ai përmendi krijimin e strukturave ushtarake të Afganistanit, përgatitjen e kuadrove ushtarakë, bashkëpunimin në zonat pranëkufitare, zgjidhjen e problemeve në vijën kufitare të Afganistanit dhe Taxhikistanit, luftën kundër narkotrafikut.