Në Stokholm u zhvillua koncerti i Nobelit, për nder të laureatëve të çmimit më të prestigjshëm në botë. Këtë vit për pjesëmarrje në të u ftua një nga dirigjentët më të mëdhenj të kohës sonë rusi Jurij Temirkanov dhe pianistja argjentinase Martha Argerich (Marta Argerih). Ata ekzekutuan uverturën festive të Dimitri Shostakoviçit, koncertin në sol-magior për fortepiano të Maurice Ravelit (Moris Ravel) dhe suitën nga baleti “Romeo dhe Xhulieta” të Sergei Prokofievit. Koncertet e Nobelit zhvillohen për laureatët e çmimit Novel, familjen mbretërore dhe mysafirët e nderit të Fondit të Nobelit.