Pavarësisht nga kriza financiare, Rusia ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin aktiv me Organizatën e OKB-së për Zhvillimin Industrial (United Nations Industrial Development-UNIDO). Për këtë deklaroi në Vjenë Zëvendësministri i punëve të jashtme të Rusisë Aleksandër Jakovenko, i cili kryeson delegacionin rus në sesionin e Konferencës së Përgjithshme të UNIDO-s. Sipas fjalëve të tij, marrëdhëniet midis Rusisë dhe UNIDO-s që nga ky vit kaluan në një dimension të ri. Rusia u bë “donatore” e kësaj Organizate dhe çdo vit do të derdhë me vullnet të lirë 2,6 milionë dollarë në Fondin e bashkëpunimit teknik.