Vladimir Putin Foto RIA LajmetForcat e Armatosura të Rusisë duhet të heqin dorë përfundimisht nga “aktivet joprofilore, jospecifike”. Të mbahen në forcat e armatosura autoservise stacionare dhe uzina riparimi tankesh në kushtet aktuale është një luks i pajustifikuar, i palejueshëm. Me riparimin dhe kryerjen e shërbimeve të teknikës së blinduar, tankeve dhe automobilave duhet të merren uzinat prodhuese, shprehet me bindje të plotë Vladimir Putin. Kryeministri zhvilloi në Njizhnjij Tagill mbledhjen kushtuar problemeve të kompleksit të industrisë mbrojtëse. Tanket dhe teknika tjetër e blinduar vazhdojnë të mbeten, si dhe më parë, forca kryesore goditëse e çdo ushtrie, theksoi në mbledhjen në fjalë Vladimir Putin. Dhe manovrueshmëria e trupave është, para së gjithsh, siguria e parkut të automobilave të ushtrisë. Forcave të armatosura të vendit u duhet autoteknikë dhe teknikë e blinduar e gjeneratës së re, e cila tu përgjigjet plotësisht kërkesave të ushtrisë bashkëkohore. Ç’është për të ardhur keq, prodhimi i llojeve principialisht të reja të armatimeve nuk është vënë ende në vijë në Rusi, pranoi Kryeministri. Dhe tani për nevojat e ushtrisë do të jemi të detyruar të blejmë teknikë të ditëve tona, por vetëm me kusht të modernizimit të thellë të saj. Kurse për prodhimin e armatimeve perspektive të blinduara duhet në afate sa më të shkurtra kohore të miratohet plani unik i punimeve të ardhshme konsktruktore. Financimi për këtë qëllim është mëse i mjaftueshëm, — theksoi Vladimir Putin. “Qëllimi kryesor, përse jemi mbledhur sot këtu, është analizimi i gjendjes në kompleksin e industrisë mbrojtëse. Dhe perspektivave të krijimit të modeleve të reja të armatimeve të llogaritura për një perspektivë afatgjatë. Për këto qëllime këto kohët e fundit janë caktuar e caktohen jo pak mjete financiare nga buxheti. Duhet siguruar koncentrimi i tyre në ndërmarrje me të vërtetë të perspektivshme. Të sigurohet dhe të arrihet efektiviteti nga çdo rubël shtetëror i investuar në to”, tha Vladimir Putin. Sipas mendimit të Kryeministrit, sistemet bashkëkohore të armatimeve të bliduara dhe tankeve duhet të prodhohen në platforma të unifikuara. Dhe përpunimi i një produkti të tillë varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga uniteti dhe koordinimi i përpiktë i politikës tekniko-shkencore.