Ministri i financave Aleksei Kudrin deklaroi, se ekonomia e Rusisë po vazhdon të qendrojë në fundin e fenomenit krizë, e cila “me sa duket do të zgjasë jo pak kohë”. Përveç kësaj, Kudrin vuri në dukje se, një sërë treguesish bazë ekonomikë po vazhdojnë të mbeten tejet të dobët. Ky pohim del jashtë kufijve të armosferës optimiste të deklaratave të autoriteteve ruse, të cilat venë theksin mbi faktin se më e keqja për vendin tashmë ka mbetur në të shkuarën. Botimi “Nezavisimaja gazeta” njofton se në hapjen e Kongresit të I-rë ekonomik rus Aleksei Kudrin paralajmëroi, se kriza ekonomike është ende shumë larg përfundimit të saj. “Pas njëfarë përmirësimi ne vërejmë se jo të gjitha flluskat plasën”. Borxhet e “këqija” akoma ekzistojnë. Papunësia edhe pse me hapa të ngadaltë, por gjithësesi vazhdon të rritet, ndërsa tregtia botërore po bie, vuri në dukje Kreu i ministrisë së financave. Rusia ka reduktuar 40-50% qarkullimin tregtar me partnerët e vet”. Kudrin nuk përjashtoi faktin, se vitin e ardhshëm ekonomisë ruse do ti duhet të ndeshet përsëri me grumbullimin e borxheve “të këqija” dhe falimentimet. Përveç kësaj, botimi “Rossijskaja gazeta”, shkruan se, sipas fjalëve të Kudrinit, ekonomistët u treguan inaktivë, i “zuri gjumi” gjatë krizës dhe si rezultat nuk e paralajmëruan qeverinë për këtë. Ministri i financave, shtoi më tej se shkenca e ekonomisë bashkëkohore kërkon nivel krejt tjetër studimesh shkencore. Sepse pikërisht nga ekonomistët, shteti pret tani përgjigje në lidhje me shumë pyetjeve të shtruara për zgjidhje nga kriza. Dhe një nga pyetjet më kryesore është: si të kalohet në ekonominë e re inovative, dhe si të përfitojnë, në përgjithësi, nga përparësitë e saj shteti dhe biznesi. Gazeta “Novie izvestia” shkruan se verën e këtij viti filloi të ndihej një farë përmirësimi i prodhimit industrial, por në tetor ai përsëri pësoi rënie. Prandaj autoritetet, në lidhje me këtë, shprehen në mënyrë shumë të rezervuar. Kështu, në bashkëkomunikimin që zhvilloi para pak kohësh me popullin rus në linjë të drejtëpërdrejtë, Kryeministri Vladimir Putin deklaroi: “Me siguri të madhe mund të thuhet se kulmi i krizës tashmë është kapërcyer”. Jo vetëm në Rusi, por në të gjithë botën, dalja nga kriza mund të marrë një periudhë kohore nga një deri në një vit e gjysëm, mendojnë ekspertët. Në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet dalja nga kriza me dinamikën e treguesve të veçantë të tillë si, prodhimi industrial apo prodhimi global. Treguesit pozitivë janë akoma të dobët-ky është vetëm një hop nga fundi i krizës. Por, që ekonomia të dalë plotësisht nga kriza duhet të balancohen të gjitha sferat e saj. Kriza është një dukuri të cilën nuk mund ta shprehësh deri në fund me statistikë, ajo është mekanizëm, marrëdhënie e ndërsjellë ekonomike. Hë për hë faktorët, të cilët çuan në lindjen e krizës, nuk janë eliminuar deri në fund dhe pavarësisht nga shfaqja e statistikës pozitive, është tepër herët të thuhet se Rusia tashmë doli në trajektoren e rritjes së qendrueshme.