Rosprirodnadzor (Shërbimi Federal për mbikqyrjen në sferën e shfrytëzimit të natyrës) do të japë lejen përfundimtare për shtrimin e sektorit rus të tubacionit “Nord Stream” në dhjetor, njoftoi Kreu i ministrisë së mjedisit Jurij Trutnev. Një leje të tillë e kanë dhënë tashmë Danimarka, Suedia dhe Finlanda. Formalitetet e fundit juridike mbetet të bashkrenditen me Gjermaninë dhe Rusinë. “Nord Stream” është një itinerar principial i ri i eksportimit të gazit rus në Europë, i cili kalon nëpërmjet ujrave territorialë të vendeve transite.