Në Pragë, në moshën 61 vjeçare u nda nga jeta shkrimtari Peter Weil- Kryeredaktori i Shërbimit rus “Radio Svoboda” ("Radio Liria"). Ai ka punuar në radiostacionin “Svoboda” që nga viti 1988. Karrierën e vet në këtë fushë e filloi pikërisht në byronë e Nju Jorkut, ku më pas kryesoi redaksinë e Shërbimit rus. Shkrimtari dhe gazetari Peter Weil është nderuar me disa çmime letrare, ishte themelues i Akademisë së letërsisë artistike bashkëkohore ruse, antar i këshillit editorial të revistave “Inostrannaja literatura” dhe “Znamja”.