Samiti Ukrainë-BE që u zhvillua, të premten, më 4 dhjetor, në Kiev konfirmoi synimin e Brukselit për të zhvilluar edhe më tej programin “Partneriteti Lindor”. Mbi karakterin dhe qëllimet e vërteta të këtij Partneriteti përsiat në komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Ideja e përpunimit të programit “Partneriteti Lindor” u paraqit për herë të parë në maj të vitit 2008 nga Polonia dhe Suedia. Si qëllim i saj u shpall dhënia e ndihmës për afrimin e gjashtë vendeve të ish Bashkimit Sovjetik: Ukrainës, Moldavisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, me Bashkimin Europian. Rusinë nuk e ftuan për pjesëmarrje në programin “Partneriteti Lindor”. Përveç caktimit këtyre 6 shteteve të shumës prej 600 milionë eurosh deri në vitin 2013, “Partneriteti Lindor”parashikon për to edhe liberalizimin e regjimeve tregtar dhe doganor dhe zhvillimin e konsultimeve të rregullta në lidhje me problemet e sigurimit. Si qëllim afatgjatë është shpallur nga ky program anulimi i regjimit të vizave. Është karakteristike, se në lidhje me të gjitha këto probleme BE në mënyrë këmbëngulëse refuzon ti dalë përpara Rusisë. Del se ish republikave të Bashkimit Sovjetik Brukseli u beson më shumë. Por, vetëkuptohet, se problemi nuk konsiston tek besimi, i cili është, në përgjithësi, mysafir i rrallë në gjeopolitikë. Qëllimet e vërteta të programit “Partneriteti Lindor” dalin përtej kufijve të tentativave të veçanta për të “shkëputur” Ukrainën, Bjellorusinë apo Moldavinë nga Rusia. Fjalë bëhet mbi etapën e re të lojës gjeopolitike të BE në hapësirën postsovjetike. Dhe duhet thënë, se këto plane janë mbartur që nga momenti i rënies së komunizmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, vuri në dukje në bisedën me “Zërin e Rusisë” ekspertja në fushën e politologjisë krahasuese të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës të MJP të Rusisë Elena Ponomarjova: “Komunizmi historik e humbi lojën e vet kundër kapitalizmit. Por kapitalizmi, si formë e ekzistencës së shoqërisë, duhet të zhvillohet dhe të zgjerohet vazhdimisht. Dhe meqenëse qendra është ngrënë, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zgjerohet në periferi. Por kjo periferi duhet ndarë, sepse më parë ajo ka qenë e zënë nga struktura të tjera. Kurse kjo do të thotë se këto struktura duhen zhdukur dhe se duhen vendosur llojet vetiake të dominimit, në veçanti edhe atyre ekonomike, vë në dukje Elena Ponomarjova. — “Partneriteti Lindor” përshtatet për mrekulli në kuadrin e skenarit gjeopolitik të BE që parashikon përshtatjen e hapësirës postsovjetike në interes të nevojave të veta”, konkludon ekspertja ruse.