Ndrzshimet e klimesNë Kopenhagen të hënën, më 7 dhjetor, u hap Konferenca e 15-të Botërore e OKB-së, kushtuar luftës kundër ngrohjes së klimës. Në lidhje me këtë fakt ne zhvilluam një bisedë me profesorin Boris Porfirjev, anëtarin e Këshillit Ekspert të Rusisë për Protokollin e Kiotos, Drejtorin e Qendrës së analizimit të rreziqeve dhe krizave të Akademisë së Shkencave të Rusisë.
Rreth problemit të ngrohjes së klimës janë ndezur keq debatet e pasionet. Po për ç’arsye? Mos kanë vallë vend ndofarë spekullimesh këtu në interes të ndokujt?
“Klima, padyshim, ndryshon, por shkaqet e këtyre ndryshimeve nuk janë ende të qarta, kjo e para. E dyta, ndryshimet kanë karakter mjaft kontradiktor, — vuri në dukje Boris Porfirjev. — Po, vërtet mund të flitet mbi njëfarëlloj tendence të ngrohjes së klimës, që është krijuar gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit. Por tani për tani askush nuk ka paraqitur dëshmi bindëse të asaj, se ngrohja e klimës ka karakter antropogjen. Shkaqet mund të jenë të karakterit natyror. Dhe atëhere reduktimi i hedhjeve në atmosferë të gazeve me efekt sere, gjë për të cilën do të duhet të paguhen mjete jashtëzakonisht të mëdha financiare, nuk do të japë ndonjë efekt të madh. Tani me avantazh, me fitim dalin shtetet me ekonomi të zhvilluara, të cilat, si i thonë fjalës, i “kanë nxjerrë të gjitha prodhimet që ndotin ambjentin” jashtë kufijve të vendit. Kurse “me humbje” dalin ato vende që janë të interesuara për zhvillimin e prodhimit të vet, dhe duhet thënë, me ritme sa më të shpejta. Mprehtësia e vetë problemit konsiston në atë, se vendeve të pasura u intereson një disbalancë, pabarazi e tillë. Klima në këtë rast është problem sekodar. Qëllimi kryesor që ndiqet është rritja e aftësisë konkurruese të ekonomisë vetiake dhe zbutja maksimale e pasojave të krizës ekonomike për veten. Kjo është vërtet kështu. Prandaj, unë mendoj se në Kopenhagen duhet të merren parasysh të gjitha momentet më të holla, më delikate, me qëllim që të krijohen kushte të drejta, të barabarta për të gjithë. Për mendimin tim kjo është gjëja më kryesore”, thotë Boris Porfirjev.
- Ekzistojnë shumë probleme me karakter global, me të cilat u ndesh njerëzimi aktualisht. Dhe ngrohja e klimës nuk është, në fakt, aspak i vetmi, apo jo?
- Po kjo është vërtet kështu, prandaj dhe paraqitet kaq i rëndësishëm përcaktimi i prioriteteve, — tha Boris Porfirjev. “Në vitin 2004 Organizata “Konsensusi i Kopenhagenit” zhvilloi një anketim ekspert, ndërkohë që duhet thënë, se midis respondentëve ishin edhe 8 laureatë të Çmimit Nobel. Atyre iu propozua një listë prej gati 50 rreziqesh dhe kërcënimesh që qendrojnë aktualisht përpara njerëzimit. Në vendet e para, sipas rezultateve të sondazhit, dolën rreziqet e lidhura me sëmundjet e përhapjes në masë, me të ngrënit e pamjaftueshëm, urinë, me kufizimin e aksesit në ujin e pastër, të pijshëm për një pjesë të qenësishme të banorëve të Tokës. Dhe vetëm pas tyre u përmend problemi i ndryshimit të klimës. Çfarë është e rëndësishme këtu?-do të pyesni ju. Problemi konsiston në atë, se duke u shprehur në mënyrë figurative, “kuleta” është një për gjithë njerëzimin, edhe buxheti global është po një, prandaj të gjitha këto probleme nuk mund të zgjidhen në mënyrë lokale, por vetëm në ndërlidhuri reciproke. Dhe është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme, që vende të tilla si SHBA-s, Kina, India, Brazili të mbështesin marrëveshjet që do të zhvillojnë më tej tezat e Protokollit të Kiotos. Sepse pa firmat e tyre dokumentet e reja do të kenë, si të paktën, pamje të çuditshme. E tillë është pozita e Rusisë, të cilën në samitin e OKB-së do ta parashtrojë Presidenti Dimitri Medvediev. Unë pres që ai të dalë me një sërë iniciativash interesante dhe të rëndësishme në këtë samit”, konkludon profesor Boris Porfirjev.