Kompania amerikane “Virgin Galactic” demonstroi anijen private për turistët kozmikë, të cilët mund të nisen për udhëtim orbital që në vitin 2011. Fluturimi prej më tepër se 2 orësh në kozmos, i cili parashikon vetëm 5 minuta qendrim në mungesë graviteti, do ti kushtojë turistëve 200 mijë dollarë. Ndërkohë, porositësit e këtyre udhëtimeve janë mëse të mjaftueshëm. Kompanisë Virgin Galactic tashmë i kanë bërë pagesën e pjesshme apo bile dhe të plotë të biletës rreth 300 veta, midis të cilëve ka edhe shtetas rusë.