Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i propozoi Këshillit të Federatës për ti dhënë mundësinë Kryetarit të shtetit të marrë vendim mbi shfrytëzimin e Trupave të armatosura jashtë shtetit. Sipas projektit, Presidenti do të zgjidhë problemet e shfrytëzimit të ushtrisë përtej kufijve të vendit në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare me qëllim të zmbrapsjes së agresionit kundër ushtarakëve rusë, mbrojtjes së interesave të shtetasve të vendit, shteteve mike që do ti drejtohen Rusisë me kërkesën për ndihmë, luftën kundër piratëve.