Në MPJ të Rusisë përshëndesin faktin e zhvillimit të konsultimeve amerikano-verikoreane, të cilat po fillojnë në Phenian. Qëllim kryesor i vizitës së të dërguarit të posaçëm të SHBA-s për rregullimin e problemit bërthamor verikorean Stephen Bosworth është arritja e rikthimit të Koresë së Veriut në negociatat 6-palëshe në lidhje me pikësynimin për shndërrimin e Gadishullit të Koresë në zonë të denuklearizuar.