Në segmentin rus të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar do të montohet një nyje e re bashkimi, në të cilën në të ardhmen do të puqen (ankorohen) anijet transpotuese dhe ato të pilotuara, njoftuan në Qendrën e Drejtimit të Fluturimeve në periferitë e Moskës. Anija transportuese “Progres”, e cila e çoi modulin në orbitë, u nxorr nga orbita dhe u fundos në largësi të rrugëve të lundrimit në ujrat e Oqeanit Paqësor. Për montimin përfundimtar të nyjes lidhëse kozmonautët do të kryejnë një dalje të posaçme në kozmos të hapur, të planifikuar më 14 janar.