Banka Europiane për Zhvillim dhe Rikonstruksion (BEZHR) është e gatshme në një perspektivë afatmesme të investojë në nanoprojektet ruse nga 500 milionë deri në 1 miliardë euro. Për këtë flitet në memorandumin mbi mirëkuptimin, të nënshkruar nga drejtuesit e BEZHR dhe korporatës shtetërore ruse “Rosnano”. Prioritare për financimin e përbashkët janë përcaktuar drejtime të tilla, si efektiviteti energjetik dhe kursimi i energjisë elektrike, mjekësia, mikroelektronika dhe nanoelektronika.