Kryeministri Vladimir Putin mendon, se fajtorët kryesorë të tragjedisë që ndodhi në qytetin Perm mund të quhen si përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore dhe krahinore, ashtu dhe vetë biznesmenët që kishin të bënin me klubin e natës. “Një qendrim i tillë ndaj punës mund të kualifikohet, minimum, si pakujdesi”, deklaroi Putin. Kryeministri rus shprehu shpresën, se “hetimi do të jetë tejet i hollësishëm, skrupuloz dhe se do ti japë një vlerësim objektiv veprimeve të çdo figuranti në veçanti”. Si rezultat i zjarrit që ra në klubin e natës në të gdhirë të së shtunës, më 5 dhjetor, gjetën vdekjen 117 veta, u dëmtuan me trauma e djegie të shkallëve të ndryshme më shumë se 120 të tjerë.