Vladimir Putin Foto RIA LajmetPërdorimi i burimeve energjetike nga ana e ndërmarrjeve shtetërore duhet të reduktohet për 5 vjet deri në 15 %. Dhe kjo duhet të arrihet jo vetëm me ndalime e kufizime, por edhe me stimuj seriozë, të cilët inkurajojnë shfrytëzimin racional të burimeve energjetike. Një detyrë të tillë shtroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e Këshillit të konstruktorëve të përgjithshëm dhe atyre kryesorë, të cilët punojnë në sektorët e teknologjive të larta të ekonomisë. Një nga temat kryesore të mbledhjes së Këshillit u bë sigurimi i objekteve energjetike. Kjo çështje mori një rëndësi e aktualitet të veçantë pas avarisë së paradokohshme që ndodhi në hidrocentralin Sajano-Shushensk (atëhere disa agregate u shkatërruan plotësisht dhe gjetën vdekjen më tepër se 70 veta). Kryeministri rus propozoi sot zgjerimin e listës së personave përgjegjës për garantimin e sigurisë së objekteve energjetike: “Hetimi i tragjedisë që ndodhi në hidrocentralin Sajano-Shushensk tregoi fare qartë, se në këtë ndodhi solli një kompleks i tërë shkaqesh. Fjalë bëhet edhe për shkeljen e disiplinës teknologjike, edhe për cilësinë e aparaturave e pajisjeve, edhe mbi gjendjen e bazës normative. Prandaj në një kohë të afërt neve ta duhet medoemos të marrim vendimet që do të mund të garantojnë në një nivel principialisht të ri sigurinë dhe qendrueshmërinë e objekteve energjetike”, tha Kryeministri rus. Vladimir Putin propozoi përpunimin e kërkesave të veçanta ndaj specialistëve, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi personale për respektimin e parametrave teknikë. Përveç kësaj, do të vendoset rregulli, i cili u ndalon pronarëve ti shmangen zhvillimit të punimeve të lidhura me garantimin e sigurisë së objekteve. Kurse me kryerjen e shërbimeve teknike dhe meremetimin kapital të pajisjeve do të merren jo vetëm kompanitë e specializuara, por edhe uzinat e prodhimit të tyre. U kujtoi Kryeministri pjesëmarrësve të mbledhjes edhe mbi fatin, se në fund të nëntorit hyri në fuqi ligji i ri mbi kursimin e energjisë elektrike. Në lidhje me atë, se në ç’mënyrë të stimulohet kursimi i energjisë nga ana e ndërmarrjeve, qeveria tashmë e ka marrë vendimin. Kryeministri njoftoi, se atyre do tu krijohen kushte mjaft komforte financimi, në veçanti, do tu jepen kredi tatimore dhe koeficientë të rritur amortizues për pajisjet energjikursyese.