Rusia duhet të luajë një nga rolet kryesore në marrëveshjet ndërkombëtare në çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin e ndryshimeve të klimës. Ajo është një nga fuqitë kryesore energjetike dhe duhet të bëhet donatore ekologjike për mbarë botën. Për këtë flitet në deklaratën e Dhomës Shoqërore, e cila u bë publike në Kopenhagen, në konferencën për problemet e ndryshimit të klimës. Në të do të përgatitet marrëveshja, e cila do të zëvendësojë Protokollin e Kiotos, afati i veprimit të të cilit përfundon në vitin 2012.