Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev është i kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve strategjike me Indinë dhe shpreson që qarkullimi i mallrave midis tyre të rritet, pavarësisht nga kriza. Për këtë ai deklaroi në negociatat e zhvilluara me Kryeministrin e Indisë Manmohan Singh. Rusia dhe India po realizojnë një sërë projektesh të mëdha. Më të rëndësishmet nga këto janë: ndërtimi i elektrostacionit bërthamor “Kundakullam” në Jug të Indisë, përvetësimi i vendburimit të naftës dhe gazit “Sahalin-1” me pjesëmarrjen e korporatës indiane të naftës dhe gazit, projektimi i avionit transportues shumëqëllimor.