Nënkryeministri, Ministri i financave i Rusisë Aleksei Kudrin mendon, se kriza ekonomike është ende shumë larg përfundimit të vet. Duke marrë fjalën në hapjen e Kongresit të I-rë ekonomik Rus në Moskë ai vuri në dukje, se një sërë treguesish bazë vazhdojnë të mbeten shumë të dobët, p.sh., papunësia megjithëse ngadalë, por po vjen duke u rritur megjithatë, tregtia botërore po ashtu gradualisht, por po shënon rënie”. Rusia ka reduktuar 30-50 % qarkullimin tregtar me partnerët e vet”, tha Aleksei Kudrin. Qëllim kryesor i Kongresit është përpunimi i propozimeve në lidhje me përmirësimin e politikës social-ekonomike në Federatën Ruse.