Korporata amerikane e prodhimit të automobilave General Motors (GM) planifikon ti japë punëtorëve një pjesë të aksioneve të filialit gjerman të OPEL-it me qëllim që të përfitojë lëshimet e nevojshme për riorganizimin e kompanisë, njofton Agjencia Bloomberg. Në nëntor GM mori vendim për të mos ia shitur OPEL-in aleancës së Magnas kanadeze dhe Sberbankës ruse, por për ta riorganizuar këtë filial jo rentabël me forcat e veta me tërheqjen e mjeteve financiare nga ato shtete, në territoret e të cilëve janë ndërtuar uzinat e kompanisë. OPEL prodhon automobila në 5 vende të BE, ndërsa edhe në 2 shtete të tjera janë vendosur uzinat e kompanisë për prodhimin e autokomponenteve.