Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës po rifillojnë dëgjimet në lidhje me çështjen kosovare. Autoritetet shqiptare të krahinës shpallën pavarësinë nga Serbia në mënyrë të njëanshme. Ky vendim u mbështet nga SHBA-s dhe një sërë vendesh të tjera të Bashkimit Europian dimrin e vitit të kaluar. Serbia, Rusia, Kina dhe India refuzuan të pranojnë pavarësinë e Kosovës duke e argumentuar këtë qendrim të vetin me faktin, se shqiptarët kosovarë me ndarjen e tyre nga Serbia shkelën normat e së drejtës ndërkombëtare.