Pjesëmarrësit e Konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kushtuar ndryshimeve të klimës në Kopenhagen, do të ndërmarrin përpjekjen për të arritur në marrëveshje në lidhje me reduktimin e hedhjeve në atmosferë të gazeve me efekt sere. Marrëveshja e re ndërkombëtare destinohet të zëvendësojë Protokollin e Kiotos, afati i veprimit të të cilit përfundon në vitin 2012. Sipas mendimit të shkencëtarëve, për parandalimin e kataklizmave natyrore është e domosdoshme të frenohet ngrohja globale në kufijtë e 2 gradëve. Kjo do të thotë, se hedhjet e gazeve me efekt sere në atmosferë është e nevojshme të reduktohen nga 25-40 % aty nga viti 2020 dhe deri në dyfish aty nga viti 2050.