Sportistet ruse zunë dy vende të para në maratonën e zhvilluar në Lisbonë me gjatësi 42 kilometra e 195 metra. Julia Mollçanova ishte gjatë gjithë kohës në krye të garës. Në finish ajo arriti me rezultatin 2 orë, 40 minuta e 45 sekonda. Julia la pas vetes gati me 14 minuta atleten tjetër ruse Marina Biktagirova. Në këtë maratonë morën pjesë rreth 1200 sportistë.