Sot në Rusi është shpallur Ditë Zie. Gjatë zjarrit që ra në klubin e natës të qytetit rus Perm në të gdhirë të së shtunës gjetën vdekjen 110 veta. Më tepër se 120 të dëmtuar me trauma e djegie të shkallëve të ndryshme janë shtruar në spitale. Gjendja shëndetësore e shumicës së tyre është shumë e rëndë. Ngushëllimet e veta të sinqerta udhëheqjes dhe qytetarëve të Rusisë në lidhje me këtë tragjedi ia shprehën veprimtarë politikë të vendeve dhe organizatave të ndryshme, ndër të tjera edhe të vendit kryesues aktual- Suedisë- në BE dhe kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.