Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin nisi në adresë të guvernatorit të qarkut të Permskut Oleg Çirkunov një telegram ngushëllimi në lidhje me tragjedinë që ndodhi në qytetin Perm, njofton shërbimi i shtypit i qeverisë së Federatës Ruse. Në tekstin e telegramit, në veçanti, thuhet “Jam jashtëzakonisht i tronditur nga tragjedia që ndodhi. Vdekja e njeriut të afërt është gjithmonë hidhërim i madh dhe dhimbje e pamatë për çdo njeri. Veçanërisht kur kjo ka të bëjë me brezi e ri. Është e pamundur të pajtohesh me vetë faktin, se mbetën të parealizuara planet e jetës së tyre, se nuk do të gjejnë realizim kurrë ëndrrat rinore”.