Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin mbi shpalljen e 7 dhjetorit Ditë zie në vend, në lidhje me aksidentin që ndodhi në klubin e natës të qytetit Perm, i cili mori jetët e më tepër se 100 vetave, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Në këtë qytet natën në të gdhirë të së shtunës në klubin e natës “Хромая лошадь” (“Kali i çalë”), i cili kremtonte 7 vjetorin e vet, shpërtheu zjarri. Klubi praktikisht u dogj i tëri. Nga 500 metrat katrorë të sipërfaqes së vetë lokalit, zjarri bëri shkrumb e hi 400 metra katrorë.