Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev është tej mase i indinjuar nga neglizhenca e pronarëve të klubit të qytetit Perm dhe kërkoi ndëshkim maksimalisht të rreptë për fajtorët. Në këtë mënyrë reagoi Kryetari i shtetit ndaj deklaratës së Ministrit të situatave të jashtëzakonshme Sergei Shojgu mbi atë, se klubin e patën gjobitur 2 herë për shkeljen rregullores së sigurimit nga zjarri. Gjatë kohës së videolidhjes me qytetin Perm Medvediev e ngarkoi Kreun e ministrisë së situatave të jashtëzakonshme të Rusisë për ta menduar mirë çështjen që ka të bëjë me rreptësimin e dënimit për mosrespektimin e rregullave të përcaktuara nga organet zjarrëfikëse të vëzhgimit.