Në qarkun e Permskut, në lidhje me tragjedinë që ndodhi në klubin e natës “Хромая лошадь” (“Kali i çalë”), u shpall zi triditore. Për këtë thuhet në njoftimin e shërbimit të shtypit të guvernatorit të qarkut. Vetë guvernatori Oleg Çirkunov u shprehu ngushëllimet e veta të sinqerta të afërmve dhe familjarëve të viktimave. Klubi u bë gati plotësisht shkrumb e hi.