Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko u shprehu ngushëllimet e veta gjithë qytetarëve rusë në lidhje me aksidentin që ndodhi me shpërthimin e zjarrit në klubin e natës në qytetin Perm, i cili mori jetët e më shumë se 100 personave. “Me hidhërim të madh mora vesh lajmin mbi zjarrin e tmerrshëm që ndodhi natën vonë në qytetin Perm. Kjo është një tragjedi jashtëzakonisht e madhe për të gjithë ne, sepse para pak kohësh edhe Ukraina përjetoi një tragjedi po të tillë”. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të traumatizuarëve”, — thuhet në telegramin e ngushëllimit të Kryeministres ukrainase adresuar homologut të saj rus Vladimir Putin, fjalët nga i cili i citon site i qeverisë së Ukrainës.