Disa artistë nga Spanja po punonin në Klubin e qytetit Perm “Хромая лошадь” (“Kali i çalë”), kur atje shpërtheu zjarri që mori jetët e më shumë se 100 vetave. Siç njoftuan disa persona nga personeli i klubit, askush nga ata nuk pësoi dëm. Gjithësej natën në klub punonin rreth 50 veta, duke përfshirë edhe personelin e përheshëm të tij dhe artistët e ftuar. Siç njofton korrespondenti i Agjencisë RIA Lajmet, i cili mundi të shohë vendin e aksidentit, praktikisht i gjithë lokali i klubit të natës është bërë shkrumbe hi, në dysheme janë hedhur andej këtej në mënyrë të çrregullt veshje e sende të ndryshme, të zë syri mobilje të përmbysura. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, vatra e zjarrit shpërtheu afër skenës, kur në klub filloi show me efekte dritash.